Sport

Transferimi i Fernandez te Chelsea thyen disa rekorde


Futbollisti argjentinas, Enzo Fernandez, ishte transferimi më i madh i këtij afati kalimtar dimëror.

Në orët e fundit të janarit, argjentinasi kaloi te Chelsea nga Benfica për shumën e 121 milionë eurove, që njëkohësisht e bënë atë transferimin në të shtrenjtë në historinë e Premier Leuage.

Tjetër rekord që është thyer nga ky transferim, është se skuadra argjentinase, River Plate, ka përfituar një shumë të majme nga kjo lëvizje.

Klubi argjentinas e kishte 25% të vlerës së shitjes – që do të thotë se ata i kanë mbushur arkat me 45 milionë euro – që thyen edhe rekordin e shitjes së tyre që ishte Saviola, kur iu bashkua Barcelonës për 35 milionë euro.

Mediat në Angli raportojnë se pagesa e mesfushorit do të bëhet në gjashtë këste.

Kësti i parë do të jetë mbi 45 milionë euro, ndërsa pestë të tjerat do të paguhen nga 15 milionë euro.

22-vjeçari nënshkroi kontratë me blutë Londrës deri në vitin 2031.

Lojtari ishte në kërkim nga Chelsea gjatë tërë afatit kalimtar dimëror, por portugezët nuk u dorëzuan deri në fund, duke kërkuar klauzolën të cilën Chelsea vendosi ta paguante.

Kujtojmë që mesfushori u bë futbollist edhe më i famshëm gjatë Kupës së Botës, i cili pati paraqitje shumë të mira me kombëtaren e Argjentinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore