Sport

Trajnerja akuzohet se ka detyruar lojtaret të kryejnë marrëdhenie seksuale për t’u thirrur në kombëtare


Një skandal i ri ka dal në dritë në futbollin francez.

Gazetari, Romain Molina publikoi të premten një investigim të gjerë për Federatën Franceze të Futbollit (FFF) me titull “40 vjet heshtje”, i cili nxjerr në pah disa skandale brenda organizatës.

Rasti më famëkeq është ai i Elisabeth Loisel, trajnere e Francës prej 11 vitesh, mes viteve 1996 dhe 2007.

Sipas këtij burimi, Loisel, e cila tani është 59-vjeçe dhe punon për FIFA-n, ka detyruar disa lojtare të kenë marrëdhënie intime, për t’u thirrur në ekipin francez të të rriturve.

Gerard Precheur, drejtor teknik gjatë kohës së Loisel në Federatë, dha dorëheqjen pasi kuptoi se ajo madje do të zgjidhte lojtaret bazuar në orientimin e tyre seksual.

Pavarësisht ankesave, FFF nuk hapi asnjë hetim të brendshëm.

Për të gjitha këto, presidenti aktual i FFF, Noel le Graet, akuzohet, si dhe disa zyrtarë, për fshehje të sulmeve seksuale apo ngacmimeve ndaj lojtarëve dhe punonjësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore