Sport

Tragjedia familjare që përjetoi Mike Budenholzer gjatë ndeshjeve kundër Heat të NBA


Trajneri i Milwaukee Bucks, Mike Budenholzer ka qenë I zhytur në kritika pas eliminimit të ekipit të tij në play-off nga Miami Heat.

Dorëzimi i epërsisë dyshifrore të njëpasnjëshme në dy ndeshje ishte çelësi për humbjen e Milwaukee në serinë e raundit të parë 4-1 ndaj Miami.

Megjithatë, tani ka dalë lajmi për një tragjedi personale që Budenholzer kaloi gjatë ndeshjeve kundër Heat.

Trajneri i Bucks humbi një nga vëllezërit e tij pak para ndeshjes së katërt kundër Heat, pas një aksidenti me makinë.

Trajneri i Milwaukee nuk zbuloi asgjë për tragjedinë personale që përjetoi në mes të serisë.

Megjithatë, njerëzit e afërt me Budenholzer, si trajneri i Lakers, Darvin Ham, i cili punoi me trajnerin e Bucks në Milwaukee, ishin të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore