Sport

“Touchdown” i Tom Brady-t: Do kthehem sërish


Tom Brady, i apeluar nga shumë analistë si qendërmbrojtësi më i madh i historisë së futbollit amerikan (NFL), bëri prapakthehu me vendimin e tij për t’u tërhequr.

Ai u shpreh të dielën e 13 marsit, se nuk mund të duronte më pozitën e të qenurit ” një spektator”.

Periudha e tij si lojtar i pensionuar i NFL zgjati më pak 40 ditë.

“Këto dy muajt e fundit kam kuptuar se vendi im është ende në fushë dhe jo në tribuna”, shkroi 44-vjeçari Brady.

Sipas tij, ajo kohë do të vijë, por nuk është tani momenti.

Ai shtoi se i do shokët e skuadrës dhe familjen.

“Ata e bëjnë gjithçka të mundur. Po kthehem për sezonin tim të 23-të në Tampa”, ishte mesazhi i qartë i Brady-t.

NFL shkroi në Twitter, “Ai është kthyer”.

Më 1 shkurt, Brady i dha fund spekulimeve duke njoftuar zyrtarisht se do ta mbyllte karrierën për t’u fokusuar te familja dhe aspekte të tjera të jetës që ai sugjeroi se ishin lënë pas dore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore