Sport

Tottenham ofron 45 milionë euro për futbollistin spanjoll, marrëveshja është afër


Tottenham është duke u përforcuar në këtë afat kalimtar dimëror, teksa së fundmi janë duke e projektuar transferimin e futbollistit të Sporting Lisbonës, Pedro Porro-n.

Londinezët janë të fokusuar pas mbrojtësit të krahut të djathtë, derisa thuhet se janë gati t’i ofrojnë 45 milionë euro për transferimin e tij.

Porro ka kontratë me klubin nga Lisbona deri në verën e vitit 2025, por me një pagesë të tillë, atëherë Sporting do ta lironte futbollistin e tyre ta vijojë karrierën në Premier Leauge.

Gjithashtu edhe mbrojtësi 23-vjeçar thuhet se ka rënë dakord me kushtet e kontratës, andaj kjo lëvizje pritet të bëhet shumë shpejtë.

Kujtojmë që Porro ishte në të kaluarën edhe pjesë e Manchester City-t, të cilët e blenë nga Girona për shumën e 12 milionë eurove në verën e vitit 2019.

Megjithatë, në ekipin e Guardiola-s, Porro nuk u përshtat edhe aq shumë, i cili më pas vijoi në huazim te Real Valadollid, para se të shitej te Sporting-u për 8.5 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore