Sport

Tottenham interesohet për Daniel James-in


Tottenham nuk ka përfunduar punët në këtë merkato me sa duket, dhe ka diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për anësorin e Leeds United, Daniel James, thotë Fabrizio Romano.

James, 24 vjeç, u përpoq të jepte maksimumin gjatë dy viteve në Manchester United, por u largua për një transferim me vlerë prej 25 milion funtesh, për në Leeds në 2021.

Reprezentuesi i Uellsit ka bërë përshtypje dhe paraqitjet e tij kanë alarmuar Spurs dhe Everton, me mundësinë e një opsioni të përhershëm të përfshirë në çdo huazim.

Leeds thuhet se është i lumtur ta mbajë atë, por Romano thotë se “varet nga lojtari”.

Gjatë këtij sezoni te Leeds, Daniel James ka pasur tre paraqitje, ku nuk ka shënuar asnjë gol.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore