Film

Tom Cruise dhe “Warner Bros. Discovery” nisin një partneritet të fuqishëm për të rivitalizuar industrinë kinematografike


Aktori, Tom Cruise ka hyrë në fazën tjetër të misionit personal për të shpëtuar industrinë e kinemasë.

Ylli i “Top Gun” dhe kompania diskografike “Warner Bros. Discovery” po bashkohen për të zhvilluar dhe prodhuar filma origjinalë dhe franqizë kinematografikë nga këtë vit, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Jam i lumtur që ndaj këtë lajm. Pres me padurim të bëjmë filma të mrekullueshëm së bashku”, shkroi Cruise në Instagramin e tij, pranë një fotoje të njoftimit të studiot.

Në anën tjetër të kënaqur e të surprizuar për marrëveshjen e bashkëpunimit u shprehën edhe kryetarët e “Warner Bros. Discovery”.

“Jemi befasuar që po punojmë me Tom, një legjendë absolute në industrinë e filmit. Vizioni ynë, që nga dita e parë, ka qenë të rindërtojmë këtë studio ikonike në lartësitë e ditëve të lavdisë së saj”, thanë, kryetarët e kompanisë, Michael De Luca dhe Pam Abdy.

Deklarata e tyre shkonte më tej duke thënë se David Zaslav, CEO dhe president i “Warner Bros. Discovery”, inkurajoi një partneritet me Cruise, duke vazhduar misionin e studiot për të rikthyer “Warner Bros”.

Njoftimi i fundit nuk specifikoi projekte të caktuara që po zhvillojnë së bashku, por Cruise ka një histori të pasur me “Warner Bros.”, duke luajtur më parë në filma ikonikë të prodhuar dhe shpërndarë nga studioja si “Edge of Tomorrow”, “Rock of Ages”, “Magnolia”, “Eyes Wide Shut” dhe “Risky Business”, ndër të tjera.

Cruise ka qenë një mbështetës i hapur për shikuesit që shohin filma në kinema në mes të pandemisë dhe rritjes së platformave të transmetimit në shtëpi, duke u drejtuar në media sociale për të inkurajuar shikuesit të shkojnë në kinema për të parë disa nga blloqet më të mëdha të vitit 2023 si “Barbie” dhe “Oppenheimer”.

Ai u lavdërua gjithashtu nga regjisori Steven Spielberg vitin e kaluar, i cili tha se “Top Gun: Maverick” i vitit 2022 – vazhdimi i pritur i filmit origjinal “Top Gun” nga viti 1986 në të cilin ai luajti – “mund të ketë shpëtuar tërësisht industrinë kinematografike”.

Filmi i Cruise, fitoi pothuajse 1.5 miliardë dollarë në të gjithë botën që nga lëshimi i tij kinematografik në shtatorin e vitit 2022, duke e bërë atë filmin e pestë me të ardhura më të larta në historinë e Amerikës Veriore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore