Përballje

Tjetër paraqitje e mirë e Rashicës, asiston në fitoren e Galatasaray


Milot Rashica është bërë ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Galatasaray-t.

Futbollisti i Kosovës ka bërë paraqitje të mirë me skuadrën turke, teksa ka dhuruar një asistim shumë të bukur në fitoren e Galatasaray-t me rezultat 2:1 ndaj Ankaragucu.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët me golin e Taylan Antalyali të shënuar që në minutën e shtatë të takimit.

Por, nëntë minuta më vonë, Rashica harkon për mrekulli për sulmuesin Baris Alper Yilmaz, i cili e barazoi rezultatin.

Ndërkohë, në minutën e 30-të, skuadra e Rashicës e shënoi edhe golin për 2:1 me anë të Bafetimbi Gomis, që doli të jetë edhe i fundit në ndeshje.

Me këtë fitore, Galatasaray mban vendin e parë me 36 pikë, një më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore