Shqipëria

Tiranë: Ndihmonin shtetas nga Egjipti për të kaluar kufirin ilegalisht, në pranga 49-vjeçari


Policia e Tiranës, mëngjesin e 22 dhjetorit ka arrestuar një 49-vjeçar dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për dhënien e ndihmës emigrantëve të paligjshëm.

Përkatësisht është arrestuar shtetasi A. B., banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim. Ndërsa janë proceduar penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë – kryesisht në Egjipt – siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri.

Këta shtetas vinin me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore