Kulturë

Time vlerëson pikturën e Mimoza Rraci-t


Media amerikane Time, ka vlerësuar artin e piktores nga Kosova duke përzgjedhur pikturën e saj për të falenderuar punonjësit e shëndetësisë. Në pikturën e artistes shqiptare, shfaqet një mjeke me maskë në fytyrë, mbi të cilën dallohet edhe flamuri i Kosovës.

Piktura i shkon përshtat përmbajtjes së lajmit me titull “Guardians of the year 2020”.

Në artikull falenderohen punonjësit e shëndetsisë për punën e tyre të palodhur dhe sakrificës gjatë pandemisë.

Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur.

“Ket nuk e prisja. Time nji prej gazetave me te famshme ne bote ka postuar punën time per t’i falënderuar Guardians of the year!”, shkruan Rraci./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore