Aplikacione

TikTok-u shton blerjet direkte brenda aplikacionit


TikTok-u, platforma e shpërndarjes së videove, po ndërmerr hapa drejt shtimit të blerjeve si veçori të re brenda aplikacionit.

Gjatë periudhës së pandemisë, TikTok-u ka fituar popullaritet për shkak të videove të tij të famshme me humor.

Këto duket se nuk kanë mjaftuar, prandaj dhe platforma ka njoftuar ngjarjen e parë dy-ditore të blerjeve dhe argëtimit, ku njerëzit mund të blejnë produkte në mënyrë direkte.

“Mendojmë se është një moment vërtet domethënës. Tregtia elektronike është një mundësi e madhe për TikTok-un dhe është diçka për të cilën po investojmë në mënyrë të konsiderueshme”, ka thënë Rich Waterworth, drejtor i përgjithshëm i TikTok-ut.

Paçka nëse janë veshje sportive apo produkte kozmetike, konsumatorët po blejnë gjithnjë e më shumë artikuj në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Instagram.

Kështu që, TikTok-u po ndjek ata pasi pandemia e ka përshpejtuar këtë ndryshim në sjelljen e blerësve.

Gjatë bllokimeve, teksa dyqanet u mbyllën, shitësit me pakicë u përpoqën të merrnin më shumë nga produktet e tyre në internet.

Gjithashtu aplikacionet e mediave sociale u përpoqën shumë për të ndihmuar bizneset dhe markat që të shesin drejtpërdrejt te blerësit.

TikTok-u ka zgjedhur Mbretërinë e Bashkuar për të bërë lëvizjen e parë të madhe në këtë hapësirë ​​me pakicë në internet.

Waterworth beson se mund të krijohet një lloj i ri i përvojës në blerje me kthesën e TikTok-ut.

“Njerëzit që kanë një interes të përbashkët ose një dashuri të përbashkët për një krijues ose një zonë produkti, këto komunitete bashkohen dhe e bëjnë përvojën e gjetjes dhe shijimit të atyre produkteve më interesante”, ka sqaruar Waterworth.

Ai ka shtuar se “kur këto të dyja bashkohen, fuqia e komunitetit TikTok dhe markave është vërtet emocionuese”.

Blerja e drejtpërdrejtë është ende në fillesa, tregon “BBC”.

Megjithatë, një mori shitësish dhe markash me pakicë po eksperimentojnë me formatin, i cili i lejon shikuesit të shikojnë përmbajtje në internet dhe të bëjnë blerje njëkohësisht.

Kjo nëpërmjet një veçorie blerjeje direkte.

Në veprim po hyjnë gjithnjë e më shumë edhe platformat e mediave sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore