Sport

Tifozët e Everton kërkojnë largimin e Benitez


Ardhja e Rafa Benitez në Everton verën e kaluar ngriti shpresat e tifozëve, por pak do të kishin pritur që sezoni të kishte shkuar aq keq sa për klubin Merseyside.

Kapitulli i fundit në sezonin e tyre të makthit erdhi të shtunën pasi ata humbën me rezultat 2-1 nga Norwich City, i cili ndodhet në fund të tabelës së Premier League.

Everton është në pozitën e 15-të, me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e fundit dhe po ashtu francezi Lucas Digne po kërkon largimin për te Aston Villa.

Me këto rezultate negative, tifozët e klubit e bënë të qartë zemërimin e tyre lidhur me trajnerin e Everton.

Një mbështetës mbajti një pankartë ku shkruhej “Benitez, largohu nga klubi ynë” dhe sipas Nick Miller i gazetës “The Athletic”, një tjetër tifozë vrapoi në fushë për të provuar të përballej me spanjollin përpara se të ndalohej nga sigurimi.

Tifozët e Norwich-it u dëgjuan duke kënduar “Ti do të shkarkohesh në mëngjes”, dhe kjo duket gjithnjë e më e mundshme për Benitez.

Bordi i Evertonit ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar të ardhmen e Benitez në klub, sipas Sky Sports. Mendohet se spanjolli mund të shkarkohet gjatë fundjavës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore