Sport

Thuchel i premton besnikëri Chelsea-t


Skuadra e Chelsea-t po kalon momente të vështira pas sanksioneve të vendosura nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndaj pronarit të tyre rus, Roman Abramovich.

Në sanksionet e vendosura ndaj bluve të Londrës, skuadra e tyre mund të pësoj rënie, por këtë gjë nuk e ka frikë trajneri i tyre, Thomas Tuchel.

Në një konferencë për media, Tuchel është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij dhe ka konfirmuar se nuk e ka plan të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, nuk kam dyshime për këtë. Duhet vetëm të presim sepse gjithçka mund të ndryshojë në ditët në vazhdim”, tha Thuchel.

“Situata është e vështirë pas asaj që ndodhi, por ne jemi të fokusuar në objektivat tona dhe synojmë të vazhdojmë në formë të mirë, në të cilën jemi”, shtoi trajneri gjerman.

Sipas raporteve të fundit, Chelsea pritet të shitet shumë shpejt, pasi pronari aktual, Abramovich, nuk po mundet ta bëjë punën ashtu siç duhet, pas sanksioneve të vendosura ndaj tij.

Ai u përball me një sërë kufizimesh nga qeveria, për shkak të bashkëpunimit dhe miqësisë së ngushtë që ka me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore