Lajme

Thatësira e madhe kthen një trup të mumifikuar, mungonte prej 32 vitesh


Janë të një alpinisti gjerman i cili ishte zhdukur prej 32 vitesh, mbetjet e mumifikuara që u gjetën më 26 korrikun e kaluar në akullnajën Stockji (3,092 metra), në Zermatt, në Alpet zvicerane, jo shumë larg Matterhorn.

Kjo u vërtetua nga testet e ADN-së të kryera pas zbulimit nga dy alpinistë francezë të cilët udhëtonin në Rue Haute, itinerarin e alpinizmit që lidh Chamonix (Francë) me Zermatt (Zvicër).

Burri, 27 vjeç në atë kohë, në gusht 1990 kishte ndërmend të linte Chamonix për të arritur në Domodossola të Italisë (Verbano-Cusio-Ossola) duke kaluar nëpër Alpet Valais. “Por ai nuk kishte arritur kurrë dot në destinacionin e tij”, kujton policia e Kantonit të Valais, “dhe kërkimet e kohës kishin dhënë rezultate negative”.

Thatësirat e kohëve të fundit dhe shkrirja e akullnajave ka nxjerrë në sipërfaqe mbetje të vjetra.

“Tërheqja e akullnajave nxjerr gjithnjë e më shumë mbetje të alpinistëve që janë zhdukur për disa dekada”, tha policia kantonale.

Dhe kjo bëri që të dalë në pah edhe trupi i alpinistit gjerman të zhdukur prej 32 vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore