Sport

Teuta dhe Vllaznia, dy gjysmëfinalistët e fundit të Kupës së Shqipërisë


Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Durrës është kualifikuar Teuta dhe në Shkodër, Vllaznia.

Teuta ka mundur Kukësin dhe Vllaznia ka mundur Korabin. Të dy ndeshjet përfunduan me rezultat minimal, 1-0.

Teutës i ka mjaftuar goli i Emiljano Viles në minutën e 9 të takimit. Ndërsa për shkodranët shënoi Arsid Kruja në të 16′.

Më herët u kualifikuan Laçi dhe Skënderbeu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore