Lajme

Testimi i maturantëve në Kosovë


Një maturant duke u përgjigjur në pyetjet e testit të maturës në Kosovë

23 mijë e 651 maturantë në Kosovë do t’i testojnë aftësitë e tyre në provimin e maturës që mbahet këtë të shtunë.

Testimet mbahen në 177 qendra të testimit nëpër gjithë vendin.

Siç njoftoi të premten zëvendës-ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues.

Rezultatet e testit pritet që të shpallen më datë 5 korrik.

Për shkak të parregullsive të parvjetshme që ndodhin në testet e maturës në Kosovë, ministria veç masave që vetë ka marrë, ka ftuar edhe prindërit që të bashkëpunojnë.

“Të mos i lejojnë fëmijët që të marrin telefona në testim, pasi secilit maturant të cilit i gjendet telefoni do të largohet nga provimi”, tha të premten zëvendës-ministri Pupovci.

Përveç testit të maturës, gjatë kësaj jave në Kosovë është miratuar Nisma për marrëveshjen për fitimin e statusit të asociuar për Republikën e Kosovës në Programin “Horizon Europe”, e që është programi kryesor i Bashkimit Evropian për financimin e punës kërkimore dhe inovacionit.

Gjithashtu, këtë jave është bërë edhe konstitutimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore