Biznes

Tesla godet, kalon vlerën e tregut prej 800 miliardë dollarësh


Tesla ka kaluar vlerën e tregut prej 800 miliardë dollarësh për herë të parë. Aksionet e kompanisë Tesla u rritën deri në 5.6% të premten.

21% e aksioneve të Musk në kompaninë Tesla kontribuojnë më shumë se 170 miliardë dollarë në vlerën e tij neto.

Vlera e Tesla-s kaloi shifrën e 774 miliardë dollarëve, duke e bërë kompaninë e pestë më të vlefshme në Wall Street.

Rritja e vlerës së aksioneve të Tesla-s ka bërë që Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë. Pasuria e Musk-ut ka arritur vlerën e më shumë se 185 miliardë dollarëve.

Themeluesi i Tesla-s la pas Jeff Bezos, i cili kryesonte që nga 2017 në listën e personave më të pasur të botës, me një pasuri prej 184 miliardë dollarësh.

Musk kaloi investitorin Warren Buffett në korrik duke u bërë personi i shtatë më i pasur në botë.

Në nëntor, Musk kaloi themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates duke u bërë personi i dytë më i pasur në botë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore