Sport

Tërmeti në Turqi, pezullohen të gjitha aktivitetet sportive


Turqia u godit nga një tërmet i fortë në orët e mëngjesit të së hënës, derisa rreth 1 mijë persona tashmë kanë humbur jetën.

Midis provincave turke të prekura nga tërmeti janë: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Në një situatë të tillë, pa dyshim që nuk mund të zhvillohet sporti në shtetin turk.

Kështu, Ministri i Sportit në Turqi, Mehmet Kasapoglu, ka konfirmuar pezullimin e të gjitha garave kombëtare sportive, përfshirë futbollin.

Pra, tre ndeshje në Superligën e Turqisë ishin në program për t’u zhvilluar në ditën e sotme, por asnjëra prej tyre nuk do të luhet, përfshirë këtu edhe të gjitha sportet tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore