Sport

Tërbohet Immobile pasi u zëvendësua nga Sarri (VIDEO)


Kapiteni i Lazio-s, Ciro Immobile, u tërbua dukshëm pasi u zëvendësua nga trajneri i tij, Maurizio Sarri.

Sulmuesi 33-vjeçar italian nisi ndeshjen dhe u zëvendësua nga Pedro në minutën e 68-të të takimit kundër Sassuolo-s, pasi nuk arriti të bënte një ndikim të rëndësishëm, duke u kufizuar në vetëm një gjuajtje në portë.

Immobile ka luftuar me lëndime të lehta gjatë gjithë këtij sezoni dhe u përfshi në një aksident automobilistik në rrugët e Romës muajin e kaluar, një incident që e la atë me disa lëndime të vogla.

Pasi u zëvendësua nga Sarri, kamerat televizive kapën Immobile-n dhe reagimin e tij të furishëm në stol, duke treguar qartë zhgënjimin e tij për vendimin.

Kujtojmë që 33-vjeçari ishte larg pritshmërive në këtë sezon për shkak të lëndimeve të shumta. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 26 ndeshje në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore