Lajme

Tensioni Ukrainë-Rusi dhe “beteja” për Mesdheun


Ndërkohë që e gjithë vëmendja e zhvillimeve globale është përqëndruar në kufirin e tensionuar Ukrainë-Rusi, ka një betejë edhe për Mesdheun.

Superbartësja e marinës amerikane USS Harry S. Truman, gjendet në Detin Mesdhe.

Ajo është nën komandën dhe kontrollin e NATO-s si pjesë e një stërvitjeje të madhe të quajtur “Neptune Strike 22”.

Fushata e Shteteve të Bashkuara vjen si kundërpërgjigje ndaj ofensivës së Rusisë.

Ushtria ruse po përgatitet të nisë stërvitjet detare në shkallë të gjerë në mbarë botën, duke përfshirë edhe Mesdheun.

Ekspertët e aleancës i druhen strategjisë se Mesdheu mund të jetë pjesë e përgatitjeve për një ndërhyrje të re ushtarake në Ukrainë.

Aleatët

Flota e Gjashtë e SHBA-ve ia dorëzoi kontrollin operacional të Truman-it dhe Forcave Detare të Goditjes. Mbështetjes së NATO-s.

Anija komanduese USS Mount Whitney, po merr pjesë në këtë stërvitje dhe anëtarë të tjerë të NATO-s po kontribuojnë gjithashtu.

Javën e kaluar, autoritetet në Francë njoftuan se transportuesi i marinës franceze Charles de Gaulle do të stërvitet me Truman-in.

Kjo, së bashku me aeroplanmbajtësen italiane ITS Cavour.

Neptune Strike 22 është planifikuar të funksionojë deri më 4 shkurt.

Anije të tjera të marinës amerikane janë në rajon, por jo domosdoshmërisht po marrin pjesë në Neptun Strike 22.

Vetëm javën e kaluar, Marina theksoi praninë e nëndetëses me raketa të drejtuara të klasës Ohio USS Georgia.

Në dhjetor, USNI News raportoi se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishte urdhëruar grupin Truman Carrier Strike të qëndronte në Mesdhe.

Rusi

Zyrtarët rusë thonë se rreth 140 anije do të vendosen në mbarë botën për stërvitjet e tyre, së bashku me dhjetëra avionë.

Gjatë ditëve të fundit, Marina Ruse njoftoi se 20 anije nga Flota e saj Baltike, do të jenë midis atyre që do të marrin pjesë në këto stërvitje.

Tre anije zbarkime të klasit Ropucha të Projektit 775 nga Flota Baltike, së bashku me dy Ropucha të tjera dhe një anije zbarkimi të klasit Ivan Gren Project 11711 nga Flota Veriore, janë ndër anijet që do shkojnë në Mesdhe.

Anija kryesore e Flotës së Paqësorit të Marinës Ruse, kryqëzori i klasës Slava, Varyag, së bashku me destrojerin e klasës Udaloy Admiral Tributs dhe naftëtarin e flotës Boris Butoma, pritet t’i bashkohen stërvitjes.

Kjo, pas përfundimit të misioneve me marinën kineze dhe iraniane në Gjirin e Omanit.

Një anije e marinës ruse për mbledhjen e inteligjencës Vishnya, Vasiliy Tatishchev, u pa duke hyrë në Mesdhe javën e kaluar gjithashtu.

Gjashtë anijet zbarkuese kanë tërhequr vëmendje qëkurse u larguan nga rajoni i Detit Baltik në fillim të këtij muaji.

Ato mund të mbajnë automjete të blinduara, trupa dhe pajisje të tjera ushtarake,

Stërvitjet detare ruse në Mesdhe mund të jenë pjesë e një grumbullimi më të madh të forcave për të mbështetur operacionet në Ukrainë dhe rreth saj.

Por, ato mund të paraqesin edhe një shpërqendrim nga përpjekjet aktuale të Kremlin-it në këtë drejtim.

Ato thjesht mund të komplikojnë lëvizjet detare të NATO-s në rajon nëse një konflikt i ri ruso-ukrainas shpërthen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore