Aplikacione

Tencent-i zotohet të përmirësojë WeChat-in e të rinjve


Konglomerati kinez i teknologjisë, Tencent Holdings, pritet të rishikojë “versionin e të rinjve” të aplikacionit të saj, WeChat, pasi një prokuror i Pekinit ka ngritur një padi me interes publik civil kundër kompanisë, duke pretenduar mosrespektimin e ligjit të të miturve në Kinë.

Agjencia e lajmeve, “Bloomberg”, tregon se kompania ka reaguar menjëherë pas kësaj dhe është treguar e gatshme të veprojë.

WeChat ka thënë se do t’i “përgjigjet sinqerisht” padisë, “do të pranojë me përulësi” sugjerimet e përdoruesve dhe do të vazhdojë të përmirësojë masat mbrojtëse për adoleshentët në aplikacion si pjesë e përgjegjësisë së saj shoqërore për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të të rinjve.

Prokurori i Pekinit e ndërmori veprimin të premten e 6 gushtit, duke akuzuar kompaninë për “shkelje të të drejtave legjitime të të miturve”.

Dhe WeChat ka sqaruar se është duke bërë përmirësime që kur ka zbatuar funksionin e veçantë në tetor të vitit të kaluar, duke lejuar prindërit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë së llogarive të fëmijëve të tyre.

Gjithashtu edhe për të kufizuar këshillat e tyre të drejtpërdrejta dhe qasjen në lojërat brenda aplikacionit.

Javët e fundit, mbikëqyrja e shtuar nga rregullatorët kinezë mbi kompanitë më të mëdha në vend të teknologjisë dhe kritikat e vazhdueshme të mediave shtetërore për sektorë të ndryshëm kanë shkaktuar humbje të mëdha në tregun e aksioneve.

Të martën e 3 gushtit, aksionet e Tencent-it ranë deri në 11 për qind pasi media shtetërore i përshkroi lojërat video si “opium shpirtëror” dhe tha se sektori duhet të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore