Sport

Ten Hag: Çdo ofertë për një sulmues në janar, duhet të përputhet me kriteret financiare


Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, tha se çdo ofertë për një sulmues në janar do të duhet të jetë në përputhje me “kriteret financiare” të vendosura nga klubi.

Ten Hag ka parë një objektiv, Cody Gakpo, të kalojë te Liverpool në një marrëveshje që mund të rritet në 50 milionë euro.

Dhe ndërsa holandezi nuk po e fsheh dëshirën e United për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n, ai pranon se nuk do të jetë e lehtë.

“Ne po kërkojmë lojtarë ofensivë, po kërkojmë një sulmues. Do të ishte mirë për shkak të të gjitha ndeshjeve që vijnë, ne luajmë çdo të tretën ditë dhe është e vështirë”, tha Ten Hag pas fitores 3-0 ndaj Nottingham Forest të martën.

“Mendoj se jemi gjithmonë në treg, por duhet të përputhet me kriteret sportive por edhe me kriteret financiare. Ne bëjmë ç’të mundemi për të sjellë çdo lojtar që mundemi. Për përparimin e ekipit duhet të jemi më klinik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore