Sport

Telashe për Calhanoglu-n, kërkohet në gjykatë


Mesfushori turk i Inter-it, Hakan Calhanoglu, është përfshirë në një mosmarrëveshje me ish-agjentin e tij, Baktash Demirtas-in.

Sipas raportimeve që vijnë nga gazeta gjermane “Bild”, Demirtas-i kishte kërkuar praninë e Calhanoglu-s në seancën gjyqësore.

Ish-agjenti i kërkon lojtarit të Inter-it një shumë rreth 3 milionë euro.

Arsyeja e saktë se përse kërkohet kjo shumë nuk dihet, por ajo që dihet tashmë është se lojtari do të duhet të përgjigjet në gjykatë për këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore