Shqipëria

Tedi Blushi: Do kërkojmë hetim për keqpërdorimin e numrit personal të Presidentit Meta


Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi në një deklaratë para mediave të enjten e 29 prillit ka reaguar për një skandal me mesazhet telefonike. Sipas tij, ka pasur një keqpërdorim të numrit personal të Presidentit Ilir Meta. Nëpërmjet kësaj të fundit janë shpërndarë mesazhe dashakeqe në popullatë.

Blushi ka deklaruar se do kërkojnë hetim të menjëhershëm, madje ndërkombëtar për këtë krim. Sakaq ai shtoi se ky akt vë në rrezik sigurinë kombëtare e një vendi anëtar të NATO-s. Këto akte janë të dënueshme ligjërisht dhe sipas tij prekin po të njëjtët individë që kanë vjedhur mandatet. Ende nuk dihet përmbajtja apo ajo që ka ngjarë me përdorimin e të dhënave personale të Presidentit Meta.

Blushi falenderoi për denoncimin e rastit, ish-kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, Lefter Maliqin, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë persona të tjerë, që kanë informuar menjëherë këtë akt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore