Teatri Kombëtar ka ndërmarrë iniciativën për të qenë sa më afër publikut të tij artëdashës në periudhë pandemie, me shfaqje të cilat transmetohen online në rrjetet sociale, siç trasmeton ATSH.
Kjo iniciativë është emërtuar “The show must go ON”. Ai mund të ndiqet online në kanalin zyrtar të “Teatrit kombëtar” në Facebook.
Më 22 janar në orën 18:00, publiku do të mund të ndjekë live në facebook projektin “Poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të huaj”.
Më 23 janar ora 18:00, do të transmetohet vepra “Opera për tre groshë”. Ky projekt vjen nën interpretimin e Alfred Trebickës, Arben Derhemit, Olta Gixharit, Eva Alikajt, Rajmonda Bulkut, Erjona Kakelit.
Vepra mban autorësinë e Vaclav Havel dhe është e shkruajtur në vitet 1970. Kjo vepër është vënë në skenë nga regjisori Mehmet Xhelili.
Më 24 janar po në të njëjtën orë për publikun do të vijë “Zonja e bujtinës”. Në Teatrin Kombëtar, shfaqja është vënë në skenë në 2008-tën, me regji të Hervin Culit dhe në interpretimin e Eni Janit, Genci Fugës, i ndjeri Fatos Sela etj./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin