Lajme

Të shtëna në Washington: Vritet adoleshenti, plagoset një oficer


Një adoleshent u vra, ndërsa një oficer policie dhe dy persona të tjerë u qëlluan të dielën e 19 qershorit në Washington-in Veriperëndimor pas një koncerti.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”, duke cituar zyrtarët e policisë.

Adoleshenti ishte 15 vjeç, tha shefi i policisë së DC-së Robert J. Contee III në një konferencë shtypi.

Të shtënat u regjistruan pranë rrugëve 14 dhe U NW.

Oficeri u godit në këmbë, zbuloi policia, dhe dy personat e tjerë të qëlluar po trajtoheshin në spitale.

Arsyeja që çoi në të shtënat me armë nuk ishte menjëherë e qartë.

Bazuar në dëshmitë fillestare, incidenti pasoi një koncert të lidhur me festën e 11 qershorit në këtë distrikt.

Koncerti u reklamua me emrin Moechella, emri i dhënë për koncertet e mbajtura disa vite më parë për të protestuar kundër shtypjes së perceptuar të muzikës go-go dhe kulturës me ngjyrë në përgjithësi.

Ai ishte caktuar të zhvillohej nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore