Lajme

Të shtëna në parkingun e kishës në Iowa, tre të vdekur


Në Iowa, një burrë ka qëlluar për vdekje dy gra në parkingun e një kishe.

Më pas, ai ia ktheu armën vetes, duke shtuar tre të tjerë të vdekur, në një seri të shtënash të fundit që kanë tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën menjëherë pasi Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbi dhunën me armë pas të shtënave masive të ndodhura në javët e fundit.

Lidhur me të shtënat në Iowa, ato ndodhën jashtë Kishës Cornerstone, një kishë e krishterë fundamentaliste në lindje të qytetit Ame.

Nicholas Lennie, zëvendësshefi i Zyrës së Sherifit të Qarkut, ka treguar se kur oficerët mbërritën në vendngjarje, i gjetën të tre të vdekur.

Lennie ka thënë se nuk mund të jepte identitete dhe as të zbulonte se cila mund të ketë qenë marrëdhënia mes tyre.

Më parë, Biden i kërkoi Kongresit të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet dhe të zbatojë masa të tjera të kontrollit të armëve për të adresuar të shtënat masive.

Javët e fundit, SHBA-të janë tronditur nga të shtënat masive që vranë dhjetë banorë me ngjyrë në veri të New York-ut, 19 fëmijë dhe dy mësuese në Texas dhe dy mjekë, një recepsionist dhe një pacient në Oklahoma.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore