Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Komisariatin nr. 3, polici vret kolegun


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin nr.3 të Tiranës. Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij.

Shtetasi C. S, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje operacionale, nuk ia doli dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa autori shtetasi L. Z., ndodhet në komisariat duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Të dy ishin me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Policia e Tiranës njoftoi se në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore