Kosova

“Të shkëlqyeshëm”, e vlerësoi Gërvalla shërbimin e Abbott-it në Kosovë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ku e ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës.

Ajo përmes një komunikate dërguar mediave ka thënë se shërbimi i Abbott në Kosovë ishte “i shkelqyeshëm”.

“Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”, ka shkruar ajo.

Gërvalla, potencoi se edhe bashkëpunimi mes dy vendeve shënoi rritje gjatë periudhës së mandatit të tij.

“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Më 6 shkurt edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimin, ka pritur në takim ambasadorin Abbott.

Me ç’rast kishin diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe dinarin në territorin e Kosovës.

Diplomati britanik ndër të tjera ka njoftuar se me Bislimi është diskutuar edhe për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në fushën e forcimit të administratës tatimore dhe doganave të Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore