Lajme

Të raportosh nga Beogradi në ditën e pavarësisë së Kosovës, historia e veçantë e Desada Mataj


Desada Mataj gjatë intervistës për Albanian Post.

17 shkurti i 2008-së gazetaren Desada Mataj e gjeti duke raportuar në Beograd.

Edhe pse kanë kaluar 16 vjet, Mataj i ka të kthjellëta detajet që e përcollën atë ditë.

Ajo ishte gazetarja e vetme shqiptare që raportonte nga Beogradi.

“Kam qenë e vetmja gazetare shqipfolëse që kam transmetuar nga Beogradi atë ditë, kam qenë për tre katër ditë atje për të shkuar një ditë para se të shpallej Pavarësia, kam gjetur Beogradin të përfshirë në kaos, protesta të cilat nisnin në mëngjes dhe mbaronin në orët e para të mëngjesit”, thotë ajo gjatë rrëfimit të saj për Albanian Post.

Mataj mburret jo për detyrën që kreu atë ditë, por për mësimet jetësore që i nxori.

Ky është rrëfimi i saj nga Beogradi i 16 vjetëve më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore