Kosova

Të martën një delegacion i KiE-së viziton Kosovën


Të martën në Kosovë do qëndrojë për vizitë përfaqësuesi i Këshillit të Evropës, Claus Neukrich.

“Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nesër mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës”, ka njoftuar MPJ.

Sipas njoftimit, takimi do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Claus Neukrich nga Këshilli i Evropës.

Më 24 prilli zyrtarisht Komiteti Ministror i këtij organizmi ndërkombëtar në një mbledhje të jashtëzakonshme me më shumë se 2/3 e votave procedojë tutje aplikimin e Kosovës në Asamblesë Parlamentare.

Nga gjithsej 46 shtete sa votuan në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës për të marrë vendimin që t’ia përcjellin Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësim të Kosovës, 33 shtetet, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë votuar pro, derisa 12 të tjera kundër apo abstenim.

Sipas të dhënave që janë bërë publike Hungaria, Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Serbia votuan kundër, kurse Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina abstenuan.

Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit tani do të kalojë përmes Asamblesë Parlamentare të KiE. Gjithsesi, deri atje ka shumë punë dhe mund të marrë shumë kohë.

Para se të vije momenti i votimit në KiE, caktohen ekspertë për të përgatitur raportin për Kosovën. Më pas raporti shqyrtohet nga dy komitetet të tjera.

Dhe në fund votohet nga Asambleja Parlamentare. Nëse Asambleja voton pozitivisht, atëherë Kosova bëhet shtet anëtar.

Më shumë sesa proces teknik i përgatitjes, anëtarësimi në KiE është çështje e vullnetit politik të shteteve anëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore