Lajme

Të dëshpëruar për t’u vaksinuar, iranianët dynden në Armeni


Një rritje e infeksioneve të reja të coronavirusit në Iran, e nxitur nga pёrhapja e shpejtё e  variantit delta ka kërcënuar të mbingarkojë spitalet.

Ndërsa vdekjet rriten, mijëra iranianë të dëshpëruar po dynden në Armeninë fqinje pёr tё marrё dozёn e tyre tё vaksinёs anti-COVID.

Në vendin e ish-Sovjetikut Kaukaz, ku fushata e vaksinimit ka qenё relaitivisht e ngadaltё pёr shkak tё hezitimit tё banorёve, autoritetet u kanë dhënë doza falas vizitorëve të huaj.

Deri mё tani Irani ёshtё vendi me numrin mё tё lartё tё vdekjeve COVID-19 nё Lindjen e Mesme dhe shteti me numrin mё tё ulёt tё vaksinimit, ku mё pak se 2% e 84 milionё njerёzve tё vendit kanё marrё tё dyja dozat, sipas publikimeve tё faqes shkencore sё tё dhёnave, Our World in Data.

Megjithëse vendi i goditur nga sanksionet ka importuar disa vaksina ruse dhe kineze, u bashkua me programin COVAX të mbështetur nga Kёshilli Botёror(KB) për ndarjen e vaksinave dhe krijoi tre vaksina tё veta, dozat mbeten tё pakёta.

Autoritetet ende nuk kanë inokuluar punëtorët jomjekësorë dhe personat nën 60 vjeç dhe kanё premtuar se vaksinimet masive do të fillojnë në shtator.

Sa iranianë janë vaksinuar në Armeni?

Ёshtё ende e paqartё se sa iranianë kanë udhëtuar për t’u vaksinuar, pasi Armenia mbetet dhe njё destinacion gjithashtu i njohur për pushimet verore.

Çdo ditë, dhjetra autobusë, taksi dhe avionё transportojnë rreth 500 iranianë përtej kufirit. Linjat ajrore kanë shtuar tre fluturime javore nga Irani në Jerevan.

Agjentët e udhëtimit që panë njё shkatërrim tё industrisë pёr shkak tё pandemisë po pёrjetojnё një rritje të paparë të biznesit.

Një mjek vendas, duke folur për agjencinё e mediave Associated Press tregoi në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me media, se kishte parё të paktën 100 iranianë të vaksinuar atje gjatë javëve të fundit.

Qeveria armene vendosi javёn e kaluar qё vizitorёt e huaj të lejohen tё marrin vetёm një dozё AstraZeneca në pesё klinika nё Jerevan dhe në një përpjekje të dukshme për të rritur sektorin turistik të vendit, duhet të kalojnë të paktën 10 ditë në Armeni përpara se të vaksinohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore