Sport

Tatum lidhur me transferimin e Durant te Celtics: Ai është një lojtar i madh, por nuk varet nga unë


Foto: Paul Rutherford-USA TODAY Sports

Jayson Tatum dhe Kevin Durant u takuan gjatë premierës së dokumentarit të Showtime ‘Point Gods’, në të cilin Durant shërbeu si producent ekzekutiv.

Durant, i cili aktualisht luan për Brooklyn Nets, është paralajmëruar të largohet për në Boston Celtics, me thashethemet që janë në rritje në javët e fundit.

Ndërsa Durant nuk arriti t’i adresonte thashethemet për shkëmbimin e tij të propozuar te Celtics, duke hyrë shpejt në teatër së bashku me menaxherin dhe partnerin e tij të biznesit Rich Kleiman, Tatum foli me shtypin duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me të ardhmen e Durant.

“Kam luajtur me të gjatë Olimpiadës”, tha Tatum.

“Natyrisht, ai është një lojtar i madh, por ky nuk është vendimi im. Unë e dua ekipin tonë. I dua djemtë që kemi”, shtoi ai.

Tatum ka komentuar edhe bisedat e supozuara që kanë ndodhur mes Celtics dhe Durant.

Foto: Steven Ryan/Getty Images)

“Unë nuk kam asgjë me të”, tha Tatum.

“Ekipi ka dy lojtar të rijnë [Malcolm Brogdon dhe Danilo Gallinari]. Unë e dua ekipin tonë”.

“Unë thjesht luaj me shokët e mi të skuadrës. Nuk e vendos atë kapelën e drejtorit të përgjithshëm për të marrë vendime”, përfundoi Tatum.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore