Lajme

Tanzania do të përdorë bimët lokale në vend të vaksinës kundër COVID-19


Tanzania ka deklaruar se nuk do të përdorë asnjë vaksinë kundër COVID-19, por do të përdorë bimët lokale për masa mbrojtëse kundër sëmundjes.

Tanzania është ndër vendet e para në Afrikë që do të përdorë bimën e quajtur Madagascar si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Kjo bimë ka rezultuar efektive kundër malaries, por asnjë provë klinike nuk është realizuar si provë e suksesshme kundër COVID-19.

Presidenti i Tanzanisë, John Pombe Magufuli e ka deklaruar vendin e tij si të pa prekur nga pandemia dhe nuk ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Vende të ndryshme në botë si SHBA kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Tanzani për të shmangur rreziqet e prekjes nga virusi./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore