Lajme

Takimi i sotëm mes Austin dhe Gallant, fokusi te Rafah


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të takohet këtë të martë me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai pritet të diskutojë alternativat ndaj pushtimit tokësor të qytetit jugor të Rripit të Gazës, Rafah.

Kështu ka bërë me dije Pentagoni.

Gjeneral Major Pat Ryder, sekretari i shtypit i Pentagonit, ka thënë se takimi i planifikuar i Austin me Gallant është ende në kohë, edhe pse Izraeli anuloi papritur vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë në Washington pas votimit mbi rezolutën në OKB që imponon një armëpushimi.

“Ka mënyra për të trajtuar kërcënimin e Hamasit duke marrë gjithashtu parasysh sigurinë e civilëve. Shumë prej tyre janë mësime, në lidhje me kryerjen e operacioneve në mjediset urbane”, ka thënë Ryder.

“Unë pres që bisedat të jenë për këtë lloj gjërash”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore