Shqipëria

Takimi Donfried-Varhelyi: Prioritet, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE


Lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga takimi i ndihmës sekretares amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe komisionerit evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ata janë takuar për të diskutuar prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Referuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, të dyja palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njëherazi, kanë siguruar për përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore