Lajme

Tahiri: Kurti po e tërheqë policinë nga Veriu, por ndëshkimet e ShBA-së s’po i largohen


Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, duku iu referuar pranimit që Kosova i bëri planit të Bashkimit Evropian për de-eskalimin e situatës në Veri, pas tensioneve të krijuara atje që nga 26 maji, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po mendon se duke tërhequr gradualisht policinë nga katër komunat Veriore “populli nuk sheh”.

Por në fakt, pohon Tahiri, “nuk shohin vetëm militantët e Vetëvendosjes”.

“Çka është më e keqja edhe po e tërheqë policinë, ndërsa ndëshkimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës as nuk po hiqen”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkaq, Tahiri theksoi se ShBA “as nuk i vendosë lehtë sanksione një shteti mik siç është Kosova, as nuk i heq lehtë!”.

Ndryshe, si pasojë e refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në Veri, Forca e Sigurisë së Kosovës ishte përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”, kjo siç thoshte ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, si masë e parë ndaj Kosovës.

Masa ndëshkuese si në aspektin politik dhe atë ekonomik ndaj Kosovës kishte vendosur edhe Bashkimi Evropian.

Vetëm pas këtyre masave qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte pranuar planin e prezantuar tash e një kohë nga Bashkimi Evropian për de-eskalimin e situatës në Veri.

Por, përkundër pranimit të disa pikave të planit, BE-ja ende nuk i ka larguar masat ndëshkuese, pasi që po kërkojnë veprime shtesë nga Kosova për de-përshkallëzimin e situatës.

Më 11 korrik, Kosova ishte pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore për 25 për qind nё afёrsi tё objekteve komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kёshtu kishte bёrё tё ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet njё komunikate pёr media, pas takimit tё zёvendёskryeministrit tё Kosovёs, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё Bashkimit Evropian pёr Dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn e 10 korrikut nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ishte arritur pajtimi pёr de-eskalim tё situatёs nё veri.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore atje, thuhet nё komunikatёn e ekzekutivit.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore