Lajme

Tahiri: Jemi angazhuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se janë duke u angazhuar që ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.

Në një deklaratë pas mbledhjes në një konferencë për media ai ka thënë se Kosova s’do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”.

Sipas tij, Kurtin në procesin me Serbinë e karakterizon “një mostransparencë”.

“Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe ne e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efektin si rezultat të këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha Tahiri.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore.

“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra. Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së”, ka deklaruar shefja e GP të VV-së.

Teksa, është shprehur se pret një sesion të mbarë vjeshtor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore