Lajme

Szunyog: Sulm i tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër Policisë në Veri  


Tomasz Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka reaguar lidhur me sulmin në Banjskë të Komunës së Zveçanit ku u vra një polic e u plagos një tjetër.

Diplomati çek i cili ka shpërndarë reagimin e Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka quajtur sulmin të tmerrshëm duke shtuar se ai është organizuar nga një bandë e armatosur kundër zyrtarëve policorë të Kosovës.

“Lexoni deklaratën Borrell për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në Veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të zyrtarit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore