Lajme

Sveçla: Largimi i flamurit turk nga Prizreni i dëmton vlerat tona si shtet që mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si veprim të papranueshëm largimin e flamurit turk nga Prizreni nga disa të rinj.

Ai ka shkruar në Facebook se Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njëjtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.

“Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”.

Edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se “unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

Totaj ka potencuar se “Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë”.

“Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit”.

“Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë. Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore