Lajme

Sveçla detyrohet ta rikthejë në punë Fadil Kodrën, e shkarkoi kundërligjshëm


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka rikthyer në punë Fadil Kodrën, ani se këtë të fundit e kishte shkarkuar më 15 korrik nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Vendimi

Avokati i Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se vendimi është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë Kodrën në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm.

“Siç e kam theksuar edhe në fillim, zotëri Kodra nuk është një emër i zakonshëm – i cili për dy dekada pas lufte, ka shërbyer me nder dhe përkushtim në institucionet ku ka punuar – por mbi të gjitha, ai është një nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë të lavdishme – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është njëri ndër etërit e celulave të para të saj”, ka shtuar Fetahu në Faceboook.

Të hënën e 25 korrikut, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ishte dorëzuar një kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Kjo pas shkarkimit nga pozita e ushtruesit të drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, i cili e akuzon Sveçlën për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Por, përveç kësaj Kodrës nga ministri i është kërkuar të premten e 22 korrikut të e liroj detyrën për zëvendësuesin e tij, pati bërë të ditur avokati i tij, Faton Fetahu, në një bisedë për Albanian Post.

“Sveçla i ka kërkuar Kodrës të premten që ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek zëvendësuesi i tij. Tani Kodra i ka dërguar një e-mail kryeministrit ku i thotë ‘zotëri kryeministër meqenëse rregullorja e qeverisë shprehimisht përcakton që vendimet e paligjshme të ministrave ka kompetencë t’i shfuqizojë qeveria dhe e dyta meqenëse ka një urdhër të paligjshëm ndaj meje që ta liroj zyrën atëherë zbatimi i urdhrave të paligjshëm është vepër penale’”, kishte sqaruar Fetahu për AP.

 

Prapaskenat e vendimit që çuan në kallëzim penal për ministrin Sveçla – i dëmtuari e njoftoi kryeministrin, por s’u përfill nga Kurti

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore