Gatimi

‘Superushqimi’ i pasur me proteina i cili është lënë pas dore


Insketet janë ushqimi që ka përqindjen e proteinave më të lartë se gjitha tjerat.

Por shumë njerëz e kanë të vështirë që t’i konsumojnë.

Ideja e kafshimit të një hamburgeri e cila brenda ka krimba të përziera me oriz të skuqur nuk i pëqen thuasje askujt.

Por studiusit thonë se insektet janë pjesë e rëndësishme e dietës tonë. Thuhet se njerëzit i kanë ngrënë ato për mijra vjet.

Rreth 2 mijë lloje insektesh konusmohen në mbarë botën. Kryesisht në vende të Azisë, Amerikës së Jugut dhe Afrikës.

Tajlanda ka si ushqim tipik karaklecat e skuqur ose të gjallë.

Megjithatë, në Evropë, vetëm 10% e njerëzve do të ishin të gatshëm të zëvendësonin mishin me insekte, sipas një sondazhi nga Organizata Evropiane e Konsumatorit. Për disa, kjo mosgatishmëri për të ngrënë insekte është një mundësi e humbur.

“Insektet janë një pjesë vërtet e rëndësishme që mungon në sistemin ushqimor”, thotë Virginia Emery, shefe ekzekutive e Beta Hatch, një start-up amerikan që krijon ushqim për nga krimbat.

Për shkak të kësaj, insektet e kultivuara mund të ndihmojnë në trajtimin e dy prej problemeve më të mëdha në botë menjëherë: pasigurinë ushqimore dhe krizën klimatike.

Pavarësisht kredencialeve të forta të qëndrueshmërisë dhe vlerës ushqyese të lidhura me ngrënien e insekteve, ka një rrugë të gjatë për të bërë përpara se ato të konsumohen në mënyrë masive.

“Ne i lidhim insektet me gjithçka përveç ushqimit”, thotë Giovanni Sagari, një studiues për konsumatorët e ushqimit.

“Perceptimet e njerëzve për ushqimin ndryshojnë, por marrin kohë”, thotë Alexander.

Ai tregon shembullin e karavidheve, i cili për shumë vite konsiderohej një ushqim shumë i padëshirueshëm dhe shpesh shërbehej në burgje, përpara se të bëhej ushqim luksi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore