Përballje

Superliga e Kosovës/ Ballkani me hap fals, Drita mbetet lider


Ballkani ka bërë hap fals në xhiron e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke barazuar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1:1.

Me këtë rezultat, tani tabela e ka liderin e ri dhe ajo është Drita.

Ndeshja në Klinë në përgjithësi ishte e dominuar nga Ballkani, por ata nuk arritën të depërtojnë në zonën e kundërshtarit.

Derisa therandasit kërkonin, Dukagjini arriti të shënojë e para, kur në minutën e 72-të realizoi Khomutov për 1:0.

Krejt në fund të ndeshjes, Ballkani arriti ta barazojë rezultatin, gol i cili njëherë u anulua nga gjyqtari anësor si pozicion jashtë loje, por ai u pranua me anë të rishikimit të sistemit VAR.

Vlen të ceket se më meritori për këtë barazim te Dukagjini ishte poriteri Kenan Haxhihamza, i cili me disa pritje fantastike ia mohoi fitoren Ballkanit.

Me këtë barazim, tani Drita gëzohet vendit të parë me 63 pikë, një më shumë sesa Ballkani.

Ndërkohë dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme të kësaj xhiroje u mbyllën pa gola.

Prishtina luajti pa gola ndaj Llapit, njëjtë sikurse Trepça’89 ndaj Gjilanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore