Sport

Super Bowl-i eklipson Champions-in, të ardhurat e vendit pritës janë mbi 400 milionë euro


Super Bowl do të nisë edicionin e ri në shkurt të 2022. Ngjarja sportive do të mbahet në Ingelwood të Los Angeles dhe pikërisht në stadiumin “SoFi”.

Kur ende gara nuk ka filluar, autoritetet përkatëse kanë përllogaritur se fitimet për qytetin pritës do të jenë mëse të kënaqëshme.

“Front Office Sports”, ka theksuar se Komiteti Pritës i Super Bowl në Los Angeles ka publikur një raport së fundmi ku thuhet se ndikimi ekonomik do jetë midis 200 – 410 milionë eurove.

Vendet e reja të punës pritet të rriten me 2 mijë deri në 4.7 mijë në gjithë rajonin. Kryesisht në sektorët e transportit, hotelerisë, restoranteve dhe kujdesit personal.

Pritet që nga 100 mijë deri në 150 mijë njerëz të vijnë gjatë Super Bowl, duke shpenzuar mesatarisht katër ditë qëndrimi.

Por çfarë dallimi ekonomik ka Super Bowl me Champions League?

Finalja e Super Bowl-it nxjerr të ardhura rreth 140 milionë euro. Ajo e Champions League nxjerr 180 milionë euro. Por, në dallim, nga i gjithe kompeticioni, NFL nxjerr 5 miliardë euro, ndërsa UEFA 2.4 miliardë euro.

Në fund, përballë qytetet pritës të finales së Champions League dhe Super Bowl-it edhe këtu hendeku është tepër i madh.

Cardiff që mbajti finalen e Champions-it në 2017, pati të ardhura në shifrën e 53 milionë eurove. Ndërsa, Los Angeles pritet të ketë deri në 410 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore