Lajme

Sulmohet vetura e qytetarit serb në Veri, akuzohet Milan Radoiçiç


Sulmi ndaj qytetarit Dilje Radoviç.

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka bërë të ditur se është sulmuar vetura e tij, akt ky për të cilin e ka akuzuar Milan Radoiçiçin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ qytetari Dilje Radoviç, ka thënë se brenda veturës kishte edhe fëmijë.

“Falë mbretit Milan Radoiçiç dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohen veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor, ishin djegur disa vetura pasi ishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Shkrimi i Dilje Radoviç në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndryshe, ndaj Milan Radoiçiçit më herët kishte pasur edhe një fletëarrest nën dyshimet se kishte qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Mirëpo, ai urdhërarrest ishte tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.

Ai është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara (SHBA), nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Në 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte emëruar Veselinoviçin si personin që kishte organizuar ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës atë vit dhe për shkaktim të trazirave në atë pjesë të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore