Sport

Sulmohet Ronald Koeman duke u larguar nga “Camp Nou”


Tifozëve të Barcelonës duket se iu ka ardhur në majë të hundës me trajnerin Ronald Koeman.

Trajneri holandez nuk po sjell rezultate fare të mira për Barcelonën, duke qenë në vendin e tretë në grupet e Champions, dhe në vendin e tetë në ligë.

Ka kohë që tifozët e Barcelonës po e kërkojnë shkarkimin e trajnerit, por kjo dëshirë nuk po zbatohet nga drejtuesit e klubit.

Për katalunasit, kulmi duket se ka qenë humbja e ditës së sotme përballë Real-it.

Për Koeman, kjo ishte humbja e tretë në po kaq El Clasico të zhvilluara.

Ndërkohë Barcelona pësoi humbjen e katërt radhazi në të gjitha garat përballë rivalëve të urryer.

Humbja e sotme, e pa Koeman-in të sulmohet nga tifozët në dalje të stadiumit.

Zach Lowy on Twitter: “Ronald Koeman leaving the Camp Nou today….don’t see how he can possibly come back from this. https://t.co/M1tVUpuafy” / Twitter

Kjo video tregon se si Koeman kishte vështirësi të largohej nga turma e tifozëve që ishin mbledhur rreth makinës së tij.

Katalunasit përdorën fjalë fyese ndaj Koeman, duke e goditur disa herë makinën e tij.

Pritet të shihet nëse për këtë veprim do të ndërmirren masa, pasi shkarkimi i Koeman njëherë nuk duket të jetë në planet e presidentit Laporta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore