Lajme

Sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave në rrugën Prishtinë – Gjilan


Kamioni i cili po transportonte para të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Një kamion në fshatin Parallovë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë të enjten.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar lajmin për Albanian Post.

Ai ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë sulmuar me armë kombin e një kompanie në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

“Kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë Hashani për AP.

Kamioni i cili po transportonte para të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Tutje Hashani, bën të ditur se Policia e Kosovës është duke hetuar ngjarjen.

“Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore