Shqipëria

Sulmi terrorist i 11-shtatorit në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë zhvillon ceremoninë kujtimore


“Sot ne kujtuam atë ditë të tmerrshme që ndodhi 20 vjet më parë”.

Kështu do ta niste Ambasada Amerikane në Tiranë ceremoninë e kujtimit në nder të jetëve të humbura më 11-shtator në SHBA, nga një sulm terrorist që iu mori jetën mbi 2 mijë veta dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Ceremonia përkujtimore u mbajt nga Zëvendës shefi i misionit, Demian Smith, në prag të 20 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Gjatë kësaj ceremonie pjesëmarrëse ishte ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe shefi i shtabit Gjeneral Major, Bajram Begaj.

“Aktet brutale të terrorizmit në New York City, në Washington DC dhe në Pensilvani vranë plot 2 mijë e 977 burra, gra dhe fëmijë dhe plagosi 6 mijë të tjerë”.

Më tej nga Ambasada duke kujtuar atë ditë, u vendos theksi të frika, zemërimi dhe tmerri që përjetuan amerikanët.

Nga ana tjetër duke përmendur lidhjen e fortë me Shqipërinë, Ambasada përmendi Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe Simon Dedvukaj, ”tre viktimat që e quanin Shqipërinë atdheun e tyre”.

Ndërkohë u kujtuan dhe heronjtë. “Ne kujtojmë reaguesit e parë. Ne kujtojmë që bashkëqytetarët ndihmuan njëri-tjetrin duke u vendosur në rreshtat e dhuruesve të gjakut dhe vullnetarëve që bënë gjithçka që munden për të ndihmuar”.

Gjatë ceremonisë së ditës së sotme nuk u lanë pa u përmendur aleatët dhe miqtë mbarëbotëror, përfshirë dhe Shqipërinë.

Kjo e fundit sipas njoftimit të Ambasadës, “qëndroi me ne kundër terrorit dhe së keqes”.

Kjo e fundit sipas njoftimit të Ambasadës, “qëndroi me ne kundër terrorit dhe së keqes. Amerikanët dhe shqiptarët shërbyen në Afganistan, Irak, krah për krah, një trashëgimi tjetër e aleancës sonë të përbashkët”.

“Ne kujtojmë ata që luftuan dhe shërbyen në Afganistan, duke punuar për drejtësi për aktet e terrorit të 11-shtatorit dhe premtimin e një të ardhme më të mirë për afganët”.

Po ashtu Smith vijoi se SHBA-të nuk do të harrojnë ata që dhanë jetën në shërbim të asaj kauze, si dhe falënderoi Shqipërinë për gatishmërinë e saj në krah të Amerikës.

“Ne kujtojmë. Nuk do ta harrojmë kurrë”, e mbylli fjalimin e tij Smith, sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore