Shqipëria

Sulmi në xhami/ Reagon imami Ahmed Kalaja


Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës, Tiranë, Ahmed Kalaja, ka reaguar për mediat rreth sulmit ku mbetën të plagosur pesë persona.

Sipas imamit, 34-vjeçari, tashmë i identifikuar si Rudolf Nikolli, ka hyrë në xhami dhe ka goditur me thikë besimtarët.

Gjithashtu, ai tha se Nikolli ka goditur edhe kalimtarë të rastit në rrugë.

Kalaja falënderon strukturat e policisë për arrestimin e tij dhe “lus Zotin të shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur”.

Ai shton se “shpresoj shumë që të mos jetë akt terrorist, por njeri me probleme mendore”.

Në fund, ai njoftoi besimtarët myslimanë se, për punë orësh, xhamia do të kthehet në funksion të tyre, pasi është dhe muaji i shenjtë i Ramazanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore