Shqipëria

Detaje të reja rreth 34-vjeçarit që plagosi me thikë 5 persona në xhami/ Në vendngjarje arrijnë forcat anti-terror


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 19 prillit, ku pesë shtetas shqiptarë janë plagosur me armë të ftohtë në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha”, te Rruga e Kavajës Tiranë.

Policia e Tiranës njoftoi se, rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në xhami dhe, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me mjet prerës pesë shtetas.

Ata i përkasin moshës nga 22 deri në 35 vjeç.

Policia, bëri të mundur prangosjen e autorit.

Bëhet me dije se ai është shtetasi Rudolf Nikolli, 34-vjeçar, nga Burreli.

Për Albanian Post, nga dëshmitarë të rastit bëhet me dije se Nikolla ka qenë në kërkim nga policia.

Pasi një muaj më parë ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin R. K., 32 vjeç.

Gjithashtu dëshmitarët thanë se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor gjatë gjashtë muajve të fundit.

“Ai nisi të sulmonte njerëz që larg xhamisë, pastaj është ndalur në xhami duke sulmuar besimtarët, të cilët po dilnin nga xhami”, tha një kalimtar.

Ndërsa një tjetër tha se neutralizimi i parë i Nikollas ka ardhur nga kalimtarë të rastit në rrugë.

Të plagosurit ndodhen në spitalin ushtarak dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ai u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për shtetasin D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi anti-terror, pasi dyshohet për sulm terrorist.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Një reagim ka pasur dhe nga imami i xhamisë, Ahmed Kalaja.

 

Lajmi në përditësim!

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore